Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë

Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë

Ndriçim dhe Margarita Xhepa

Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se djali i saj, artisti i mirënjohur Ndriçim Xhepa është aktor më i mirë se ajo.

  Margarita tregoi se i biri e kishte zgjedhur rrugën e artit që kur ishte adoleshent.

"Ne si prindër nuk na shkoi ndërmend ta bënim artist, sepse e dimë që puna e artistit është me emocionin dhe nuk donim. Por ai doli vetëm, sepse atëherë gjimnazet e Tiranës bënin festival dhe ai mori rol aty në “Qemal Stafa” dhe mori dhe çmim.

 Ka marrë dy çmime dhe ashtu shkoi dhe në Akademinë e Arteve, vetë shkoi, vetë fitoi dhe as nuk ndërhyra fare. Tek kjo puna jonë nuk ndërhyhet, nëse nuk ke talent. Ai fitoi vetë dhe është më i mirë se nëna e vet”, tha ajo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Yje: 04/05/2024 15:57

    Jeni yje te dy nene e bir lum arti shqiptar per ju e lum ne qe ju adhurojme e respektojme pa fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë