Prezantuesja italiane, Maria De Filippi ka pohuar se ka pasur probleme me alkolin. Në një intervistë për Vanity Fair, Filipi është shprehur se dikur ka konsumuar shumë alkol. “Është e vërtet kam ndryshuar shumë. Kur dilja me miqtë e mi, pija shumë tekila, vodka lemon , etj”, ka thenë prezantuesja. Ajo rrëfen edhe një fobi tjetër të sajën, që janë fluturimet. “Një nga dëshirat e mia është të iki në New York, por vitet e fundit kam udhëtuar shumë pak, pasi i kam frikë fluturimet”, ka thënë Maria De Filippi.

Su/ Shqiptarja.com