Mariah Carey mund të jetë një nga këngëtaret më të zëna me punë, por kur bëhet fjalë për fëmijët e saj ajo ka të gjithë kohën e botës.

43 vjeçarja seksi ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” së bashku me vogëlushin e saj Moroccan.

E frymëzuar nga festa e Halloween-it ajo shfaqet me një kungull të vogël në dorë teksa është ulur mbi shkallë së bashku me djalin.  

Mariah ka ndarë një tjetër foto me fansat, ku shihet duke u argëtuar me binjakët dy vjeçarë.

mariah carey

Ajo duket në formë të shkëlqyer fizike veshur me pink.

Ditën e shtunë këngëtarja interpretoi në Nju Xhersi, ku u shfaq në super formë dhe dhuroi një perfomancë të bukur.

Ajo deklaroi se kënga e re me titull “The Art Of Letting Go” do të jetë gati më 11 nëntor.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)