Festivali Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja” shënon edicionin e 20-të.
Në Teatrin e Operas, ku publiku do të shijojë në datë 28 dhe 29 mars performancat, u bë këtë të martë prezantimi i programit e artistëve pjesëmarrës. Dy netët e spektaklit prezantohen nga sopranoja Enkeleda Kamani dhe gazetari Blendi Sala.
16 artistët konkurrentë janë përzgjedhur nga 250 këngëtarë nga e gjithë bota që aplikuan në fazën e parë. Në 27 mars, juria ndërkombëtare e kryesuar nga Cecilia Gasdia do të bëjë vlerësimin teknik të tyre.
Festivali i themeluar nga Zana Çela e nën drejtimin ekzekutiv të Klejvis Saliajt është kthyer tanimë në traditë, dhe urë lidhëse për këngëtarët drejt bashkëpunimeve të frytshme e skenave prestigjioze.
Do të dirigjojë Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar britaniku Martin Andre që është njëherazi edhe drejtuesi artistik.
16 këngëtarët lirikë do të vihen përballë njeri-tjetrit përmes arieve dhe këngëve. Gjatë natës së parë do të formojnë duete mes njëri-tjetrit ndërsa në finale, me këngëtarë të njohur të skenës vendase si Kamela Islamaj, Elhaida Dani, Era Rusi, Kejsi Tola Enxhi Nasufi, Eneda Tarifa, Venera Lumani e Lind Islami.
Për t’i shtuar ngjyrat spektaklit, performancat e finalistëve do të komentohen nga mezzosopranoja Vikena Kamenica dhe gazetari Salaj.
Festivali “Marie Kraja” është bërë një trampolinë më shumë suksesi për artistët e rinj, siç janë edhe rastet e sopranos Enlekeda Kamani (2015)dhe baritonit italian Simone Piazzola (2019).
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Filmi ‘Prokurori’ shfaq premierën e episodit të parë në TOB, pjesë e serialit aktori i famshëm hollivudian Danny Glover
12 Tetor, 17:16
-
‘Rikthimi i dallëndyshes’, koncert i Ermonela Jahos në Opera! Sopranoja 'ngre peshë' zemrat e publikut
5 Gusht, 19:06
-
‘Uni’, Trupa e Operas dhe Balerit çel nga Pogradeci siparin e turit në Shqipëri! Qytetarë e turistë shijojnë shfaqjen
13 Korrik, 21:59
-
‘Rikthimi i Dallëndyshes’, sopranoja Ermonela Jaho vjen me koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit
9 Korrik, 16:42
-
Mësuesi-muzikant Cardini i dedikoi vepër, ish-studenti, sot pianist i njohur e luan në Tiranë në shenjë homazhi! Emanuele Torquati: U ndjeva në shtëpi
27 Mars, 16:18
-
‘Carmina Burana’, 200 artistë spektakël për dy net në Opera! Dashuria triumfon në shfaqjen e rivënë nga Youri Vamos pas 9 vitesh
18 Mars, 16:35
-
Teatri i Operas blen produksionin më të rëndësishëm në 70 vjet: ‘Lucia di Lammermoor’ e Donizetti-t vjen në Shqipëri në 2025-ën
13 Mars, 16:15
-
Dy pengjet e Lili Cingut, nipi: E donte jetën, në spital thoshte ‘sikur të kërcej’! Kortezhe nga diaspora dhe Shkupi: Krenarë për 'hyjneshën e valles shqiptare'
6 Shkurt, 09:26
-
Kori i Filarmonisë së Kosovës nis festën e Pavarësisë në Tiranë! Artistët këndojnë pjesë shqiptare, befasojnë publikun
3 Shkurt, 17:03
-
Intervista/ Ylli i muzikës italiane në Opera, Stefano Bollani: Ju rrëfej fillimet në jazz, punën me gjigandët e skenës dhe emisionin në Rai 3 me bashkëshorten
29 Janar, 15:22
-
‘Skena vjen tek ju', Teatri i Operas dhe Baletit përfundon turin në Korçë
31 Dhjetor 2023, 11:02
-
Opera e tij “Rozafa” u hoq nga kalendari i Operas, producenti Andis Gjoni i përgjigjet akuzave të Tukiçit: Njeri joprofesional
28 Dhjetor 2023, 08:49