Marin Myftiu për Shqiptarja.com
 flet për biçikletën e tij gjeniale

Marin Myftiu për Shqiptarja.com<br /> flet për biçikletën e tij gjeniale
Në një intervistë për Shqiptarja.com arkitekti i E-biçikletës Marin Myftiu tregon se si lindi ideja e krijimit të saj dhe peripecitë deri në finalizimin e projektit. E-Bicikleta e projektuar nga Myftiu po prodhohet këto ditë në qytetin e vogël të Carpit, në veri të Italisë dhe format e saj duket se kanë marrë menjëherë zemrat e të apasionuarve. Media italiane i ka kushtuar vëmendje dhe pritet me emocion dalja e saj në treg.

Intervista e plotë me Marin Myftiun
Përse zgjodhët pikërisht të bëni një biçikletë?

Zgjodhëm një biçikletë pas shumë punësh të tjera sepse ishte një projekt më i vogël dhe teorikisht më i thjeshtë për t’u realizuar,... pastaj e kuptuam që ky lloj dizajni nuk ishte aspak i thjeshtë, po dalëngadalë gjetëm njerëz dhe kompani që na mbështetën për të filluar dhe ja ku jemi këtu.
 
Në Shqipëri biçikletat janë të "persekutuara" nga makinat për brishtësinë e tyre... pse këtë inspirim?
Eshtë e vërtetë që te ne bicikletat kanë qenë pak më të persekutuara, po tregu dhe tendencat sot janë globale, gjithmonë e më shumë vërehen influencat europiane edhe te ne dhe do ishte gabim ta mendoje Shqipërinë si diçka të veçantë apo të izoluar, gjithmonë është më mirë të kesh një sens më global të tregut. 

Italia pastaj ishte hapi më i natyrshëm për të zhvilluar projekte të ndryshme, thjeshtë fillova të kërkoj kontakte të ndryshme dhe vetevetiu u krijuan lidhje që më ndihmuan më vonë.

 
Si e konsideroni sot arkitekturën në Shqipëri dhe jashtë?
Për momentin mendoj se është shumë e kompromentuar, të paktën tek ne, por mendoj dhe jashtë vendit... Pjesërisht është edhe faji i krizës ekonomike që vë në dispozicion më pak fonde,.. Para 10-15 vjetësh kur thoshe "Arkitekturë" ishte diçka që të ngjallte një ndjenjë madhështie, sot arkitektura është më shumë urbanistikë mbytëse, zgjidhje aforfe në një anë dhe në anën tjetër interior design, kolltuqe të sistemuara, korniza të lezeçme që kombinohen me tapetin. Eshte arsyeja pse jam tërhequr për momentin nga arkitektura; nuk ka më krijimtari të mirëfilltë.
 
Si do ta shihnit veten të punonit në Shqipëri?
Mundësitë e punës janë, po jo ato mundësi që mund të cojnë nivel pas niveli në aspiratat e larta që shumëkush ka patur si student. Pagat e arkitektëve gjithashtu nuk janë në nivelin e shumë profesioneve më pak të lodhshme apo më pak të kualifikuara, por këto në përgjithësi janë fakte që dihen, nuk ka nevojë as qe t’i theksoj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë