Më 25 korrik në Riad të Arabisë Saudite, boksieri shqiptar Kristian Prenga do të sfidojë ish-kampionin e botës, Anthony Joshua. Ky i fundit është kritikuar shumë për zgjedhjen që ka bërë për t'u ndeshur kundër Prengës, me mediet e ndryshme që e kanë quajtur shqiptarin 'një boksier të panjohur'.
Paçka se Prenga ka fituar 20-të nga 21 sfidat e tij në ring, promotori Lou DiBella ka qenë shumë i ashpër me shqiptarin duke e quajtur 'një roje dere', duke mos e futur në të njëjtin rang me dy herë kampionin e botës për peshat e rënda.
"Ai nuk duhet të jetë në ring me një roje dere", tha DiBella në The Ariel Helwani Show. “Ky është Kristian Prenga. Ai është i fortë fizikisht. Ai është tamam si një roje në një klub nate.
Prenga mund të godasë me grusht nëse je i ngadaltë. Nëse nuk e sheh dhe ai të dërgon një grusht dhe ai të godet, mund të të lëndojë. Por, a i përket ai rangut të Anthony Joshua? Ai nuk i përket të njëjtës palestër, të njëjtit vend", tha DiBella.
Paçka fjalëve të fundit dhe karrierave të ndryshme, do jetë ringu ai që do të tregojë vërtet cilësitë e Prengës kundër një prej emrave më të mëdhenj të boksit botëror.
Komente








