Marin Orhanasi : Djalin e dytë e prita vetë, ‘ngatërrova’ gruan në maternitet

Aktori i njohur i “Portokalli” , Marin Orhanasi prej pak muajsh është bërë baba për herë të dytë. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, Marini tregon se kishte ndenjur së bashku me bashkëshorten në sallën e lindjes gjatë momentit të ardhjes në jetë, por ngaqë gratë shtatzëna ndërronin sallat, në fillim ishte future në sallën e gabuar.

Ndodhin shumë lindje në të njëjtën kohë dhe i dalloja vetëm nga të bërtiturat. Zot fali gratë se çfarë heqin nga ne, nuk e di se çfarë të them.  Vesha pajisjet e sterilitetit dhe herë pas here hyja. Ndëkohë që sipas shkallës së vështirësisë së lindjes, lëviznin gratë nëpër salla të ndryshme.  Nusen time e nisën te salla e vështirë dhe e kaluan te një sallë më e lehtë, se lindi mirë shyqyr Zotit. Ndërkohë që isha ulur te kolltuqet ajo kaloi te salla e tretë. Unë shkova te e dyta dhe i thashë : “Jepi forca pra , kur më ngriti kokën një vajzë tjetër, ndërsa burri i asaj më rrinte nga mbrapa.

Marin Orhanasi, aktor

Marini, i cili ishte i pari që mori në krahë djalin e tij, shprehet se i ka pëlqyer shumë fakti që ndenji pranë gruas në çastet e ardhjes në jetë të djalit të tyre.

I pari që e mori në krahë djalin isha unë, sepse arrita fiks në momentin që sapo doli , dhe ia çova gruas. Mu hiq sysh tani më tha (qesh). E pashë 1 herë që ishte me sy mbyllur dhe i thashë “Hë mo bab”. Mbylli dhe tjetrin dhe nisi të qante.Ishte shumë e bukur ndjesia të isha në sallën e lindjes, më e bukura. Të shohësh aq njerëz që lëvizin për 1 njeri, për një qenie aq të vogël , të mrekullueshme.

Marin Orhanasi, aktor

Marini u shpreh gjatë emisionit se djali i vogël ishte një "dhuratë" për të madhin, Maidin i cili kishte kohë që po priste një vëlla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj