Marina e Britanisë së madhe po teston një pajisje të ngjashme me atë të personazhit të njohur të filmave të Hollywood "Iron men".
Kjo pajisje ndihmon që njeriu të fluturojë ndërkohë pritet që anglezët ta përdorin në aksione luftarake për të fluturuar nga njëra anije në tjetrën.
Bëhet fjalë për një armaturë me fibra carboni që është prezantuar edhe më herët. Marina angleze ka shpërndarë këtë video ku tregon ecurinë e testeve.
Ndërkohë edhe Instituti detar në SHBA po provon të njëjtën armaturë.
Komento