Moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar në 10 shtator do të kurorëzojnë dashurinë e tyre.
Dhe vetëm pak ditë përpara shumë prej miqve të tyre po bëjnë publike ftesat që çifti u ka dërguar, duke dëshmuar se këto ftesa do të jenë të personalizuara.
E para që ka bërë publike ftesën e dasmës ka qënë moderatorja Albana Osmani e cila ka publikuar një Instragram ftesën. Ndërsa sot është Luana ajo e cila ka publikuar një foto në Instagram.
“Mishërimi i shpirtit tuaj në art i tejkaloj pritshmërite me këto ftesa të personalizuara 😍 Jam kaq shumë e emocionuar dhe e lumtur për ju!!! Ju dua shumee @marina_vjollca @ghettogeasy”, shkruan Luana.
Siç duket edhe në ftesa ceremonia do të zhvillohet në Durrës, tek Gjiri i Lalzit dhe as në Tiranë e as në Prishtinë siç u përfol edhe më parë.
Ftesa për Albanën
Ftesa për Luanën
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com