Në më pak se 24 orë nga arritja e një armëpushimi me Amerikën, Irani ka lëshuar sërish një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj çdo anijeje që tenton të kalojë në Ngushticën e Hormuzit pa autorizim.

Sipas mediave dhe burimeve detare, Marina iraniane ka paralajmëruar se çdo mjet lundrues që hyn në zonë pa leje do të merret në shënjestër dhe do të shkatërrohet.

Mesazhi, i transmetuar përmes kanaleve ndërkombëtare të emergjencës detare, u është dërguar anijeve në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit, duke bërë të qartë se kalimi në Hormuz mbetet i ndaluar pa miratimin e Gardës Revolucionare.

Kompania e ndërmjetësimit detar SSY konfirmon se ekuipazhet kanë dëgjuar këtë paralajmërim drejtpërdrejt në radio, çka tregon se kërcënimi është real dhe në fuqi.


Lajmi kryesor:

Sulmet e Izraelit në Liban, mbi 200 të vdekur! Dështon armëpushimi 2 javor! Vance mbi negociatat: Duam që Irani të mos ketë armë bërthamore dhe që Hormuzi të rihapet