/ATSH-AFP/ - Marina italiane arriti sot të shoqërojë në port rreth 900 imigrantë që ndodheshin në një anije të braktisur nga ekuipazhi në mes të detit Adriatik, në përfundim të një odiseje të pabesueshme.
Marina ushtarake shmangu gjithashtu një dramë tjetër në det pas zjarrit që përfshiu një traget të dielën, në brigjet shqiptare, ku si pasojë humbën jetën 13 persona.
"Anija "Blue Sky M" me flamurin moldav, mbërriti sot rreth orës 02:30 GMT në Gallipoli (juglindje të Italisë) ku qindra klandestinë zbarkuan para se të merreshin në ngarkim nga autoritetet", theksoi AFP.
"Një tragjedi u shmang, më shumë se 900 imigrantë u shpëtuan në një anije me motorrë të bllokuar që bënte rrugën drejt brigjeve të Pulias (juglindje)", përshëndetën sot rojat bregdetare italiane në rrjetin social "Twitter".
/Shqiptarja.com