Marinela Meta, modelja që thyen
tabut dhe synon pasarelat

Marinela Meta, modelja që thyen<br />tabut dhe synon pasarelat
Perfeksion, është një fjalë që nuk mund ta thuash shpesh, por për modelen 18 vjeçare Marinela Meta të tingëllon mjaftë mirë. Edhe pse e re në moshë, Marinela tregon për “Shqiptarja.com” eksperiencat e saj në modeling, skenë dhe ëndrrën e saj për të prekur pasarelat botërore përkrah emrave të njohur të modës. Më poshtë në këtë intervistë do të lexoni edhe synimet e saj jashtë trojeve shqiptare.  
 
Marinela, jemi në ditët e para të janarit. Si nisi ky vit për ju?


Kanë kaluar shumë pak ditë nga viti i ri dhe deri më tani çdo gjë po shkon shumë mirë. Shpresoj që këto ditë kaq të bukura ti pasojnë ditë të tjera akoma dhe më me surpriza siç më solli viti që sapo lamë pas.
 
Cilëta janë synimet tuaja gjatë këtij viti përsa i përket modelingut?

Si çdo modele, synoj që një ditë të sfiloj në pasarelat e botës. Shpresoj që ky vit të jetë me fat për mua.
 
Për herë të parë provuat edhe eksperiencën e skenës, ku qëndruat për dy net përkrah prezantuesit dhe gazetarit Enkel Demi. Çfarë mund të na tregoni rreth kësaj eksperience?

Ishte një eksperiencë që nuk do e harroj për vet faktin që eksperimentova në një fushë që nuk kisha aspak synim ta prekja një ditë dhe përkrah një njeriu shumë të dashur dhe profesionist siç është Keli. Ishte privilegj për mua që isha pjesë e këtij edicioni të Festivalit të RTSH-së.
 
Cilat kanë qenë komentat post festival?


Deri më tani kam dëgjuar dhe lexuar komente shumë pozitive dhe ndihem shumë e lumtur për këtë fakt. Si çdo modele që eksploron pasarelat, unë këtë herë eksplorova skenën dhe prapaskenën e një festivali.
 
Së bashku me modelin Afrimi Alija keni pozuar në një set fotografish, ku i është bashkangjitur një video erotike. Jeni paragjykuar për këto sjellje në modeling?


Seti fotografik kishte tematikë sensuale më shumë dhe nuk jam paragjykuar për këtë fakt. Më vjen mirë që në shqipëri po i jepet hapësirë çdo lloj arti, pasi me këtë nënkuptoj që shqipëria ka përparuar në fushën e modës, duke mos i keqinterpretuar edhe setet fotografike.

marinela meta
 
Cili ka qenë momenti më i veçantë gjatë këtyre viteve si modele?


Momenti më i veçantë ka qenë seti fotografik që kam bërë me fotografin Fadil Berisha dhe supermodelen Emina Cunmulaj, një nga idhujt e mi të modës. Pata fatin që të isha një nga tri vajzat që u përzgjodhën në “Ssupermodel of Albania”.
 
Keni pasur ndonjë ofertë për të qenë imazh i ndonjë firme apo biznesi?

Unë kam fituar kompeticionin “Supermodel of Albania” organizuar nga Joni Peci dhe normalisht kam qenë imazhi i këtij kompeticioni. Kam pasur disa oferta por deri më tani asgjë konkrete.
 
Si ushqehet një modele?

Një modele duhet të ushqehet shumë mirë për të mbajtur trupin e saj në formë. Mundohemi të ruajmë regjimin dhe të ushqehemi sa më shëndetshëm pasi vet profesioni na e kërkon këtë gjë.
 
Ju si i keni raportet me ushqimin?

Raportet e mia me ushqimin janë shumë të mira. Mundohem të mos e teproj shumë me ushqimet me yndyrna dhe çokollatat, po fal ditëve të sotme teknologjia na ofron edhe palestrën e cila na ndihmon me mbajtjen e trupit në formë.
 
Deri ku do të arrijnë synimet tuaja në modeling?


Çdo njeri kërkon më të mirën nga vetja! Dëshiron që të arrij majat dhe të ketë një rrugë të gjatë në profesionin që ka zgjedhur. Modelingu për mua është një pasion dhe dashuri që nuk besoj se do shuhet ndonjëherë. Këto janë edhe arsyet që do më bëjnë  mua të synoj gjithmonë e më shumë për të arritur majat e pasarelave.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com" versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime