TIRANE- Anija zbarkuese "USS Gunston Hall" do të mbërrijë nesër në portin e Durrësit për një vizitë portuale të zakonshme. Kjo vizitë shërben për të vazhduar përpjekjet e Flotës së 6-të të SHBA për të ndërtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane dhe për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e flotave ushtarake, njoftoi sot ambasada Amerikane nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Gjatë qëndrimit të saj në port, oficerët dhe ekuipazhi, rreth 700 persona gjithsej, do të takohen me zyrtarë lokalë dhe do të marrin pjesë në aktivitete kulturore. Gunston Hall po kryen këtë vizitë portuale si pjesë e itinerarit të saj për t’u dislokuar në një zonë përgjegjësie të Flotës së 6-të të SHBA.
Pak kohë më parë qeveria shqiptare dha lejen për hyrjen dhe qëndrimin ne territorin e vendit tonë të Shqipërisë të forces ushtarake amerikane, të përbërë nga 685 (gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) trupa, ekuipazh i anijes ushtarake zbarkuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës “USS Gunston Hall"(LSD-44).
Trupat amerikane gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë do të kenë statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave, nënshkruar në Londër, më 19 qershor 1951, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.10101, datë 26.3.2009, si dhe statusin e parashikuar në marrëveshjen plotësuese, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të marrëveshjes mes shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse në partneritetin për paqe lidhur me statusin e forcave të tyre, “Mbi statusin e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”, nënshkruar në Tiranë më 31.3.2004, dhe të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr.9246, datë 24.6.2004.Gjatë hyrjes, qëndrimit dhe daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë trupat amerikane të shoqërohen nga njësi të armatosura të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Marinsat do të qëndrojnë në tokën shqiptare për periudhën 24 prill 2012 deri në 27 prill 2012.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com