Teherani tërheq ambasadorin nga Mbretëria e Bashkuar

Teherani tërheq ambasadorin nga Mbretëria e Bashkuar

Ndërsa ditën e djeshme Marinsat Mbretërorë Britanikë ndaluan në Gjibraltar një supertanker “Grace 1”, me dyshimin se transportonte naftë bruto iraniane në drejtim të Sirisë, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Europian dhe SHBA, sot nuk ka vonuar dhe reagimi nga ana e Iranit.

Regjimi i Teheranit ka tërhequr nga Mbretëria e Bashkuar ambasadorin e saj si shenjë proteste formale.

Supertankeri dyshohet se është furnizuar në Iran dhe kishte si destinacion rafinerinë e Baniyas në Siri, aleate e ngushtë e regjimit Iranian.

Eksporti i naftës prej Iranit është konsideruar shkelje e sanksioneve të vendosura pas tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit,  në lidhje me marrëveshjen bërthamore të nënshkruar në vitin 2015.

Sipas autoritetit kryeministror të Gjibraltarit, anija dhe ngarkesa e saj janë konfiskuar nga autoritetet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren