FIER - Pasojave të ndotjes si pasojë e gazrave që çliruan shpërthimet në puset e naftës nga Bankers Petroleum, nuk i kanë shpëtuar as fëmijët. Shumë prej tyre i gjejmë së bashku me prindërit në dyert e ambulancës së fshatit Marinëz në radhë për të marrë ndihmën mjekësore.
Prej ditësh këta fëmijë kanë braktisur shkollat e fshatit pasi gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar pas shpërthimeve në puset e naftës më 1 Prill. Ata rrëfejnë se edhe të tjerë shokë të tyre të shkollës “Naun Doko” kanë ditë që nuk frekuentojnë mësimin
“Kmi pasur dhimbje koke dhe të vjella. Jemi te shkolla e Marinëz. Janë paraqitur shumë nxënës dhe dje dhe sot. Pas shpërthimit të kësaj ngjarje nuk jemi më si përpara, jemi më keq”, - shprehet për A1 Report një prej nxënëseve.

Drejtoresha Nevila Naka tha se nxënësit që nga moment i shpërthimit nuk janë paraqitur në shkollë, sidomos në dy ditët e para të shpërthimit. Ndërsa ditën e premte, shprehet ajo, janë dërguar në spitalin e fshatin 4 nxënës.
“Ka pasur mungesa të fëmijëve. Nga dita e martë janë paraqitur rreth 90% nxënësve në shkollë. Numri i nxënësve të paraqitur në ambulancën kanë qenë rreth 20 fëmijë të cilët kanë marrë edhe ndihmën e parë mjekësore në këtë qendër”, - thotë drejtoresha e shkollës “Naun Doko” Nevila Doka.

Jo vetëm nxënësit, por edhe banorët të fshatit Marinëz, të moshuar dhe të rinj paraqiten për të marrë ndihmë mjekësore pas shfaqjes së shenjave si të vjella, dhimbje koke, debulesë, tension i lartë dhe humbje ekuilibri.
Banorët shprehen se edhe më parë kanë pasur shqetësime shëndetësore, por pas shpërthimit të fontanës së puseve të naftës gjendja është përkeqësuar ndjeshëm.

Naftëtarët e vjetër të Marinzës shprehen se një shpërthim i përmasave të tilla ka ndodhur edhe në 1959. Sipas tyre shpërthimi i 1 prillit 2015 ka ndodhur në vatrën e vjetër, atë të `59-ës.
“Është gaz helmues sidomos dje ka pasur shumë fare. Në ’59-ën ka plasur prapë pusi që ka plasur përpara shtëpive tona. Dhe ky pus që plasi tani ka plasur në vatrat e pusit që ka plasur në ‘59”, - thotë ish-naftëtari.

Në zonën e shpërthimit por jo vetëm, në të gjithë fshatin ka një përqindje të lartë të gazit Metan, i cili është një gaz helmues dhe shkatërrues për organizmat e gjallë.
Shpërthimi në puset e naftës në fshatin Marinëz ku ushtronte aktivitetin kompania kanadeze “Bankers Petroleum” shkaktuan dëme të shumta mjedisore, ndërsa dëmtuan banesa e toka bujqësore.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO