Raqi Kaceli banor i fshatit Marinzë, shprehet se pavarësisht tentativës së të gjithë fermerëve për ti plehëruar këto toka dhe hedhja e përbërësve që ndihmojnë rritjen e të mbjellave, sërish rezultati është negativ.
Të tjerë banorë tregohen më agresiv përballë situatës me të cilën përballen çdo ditë. Bankers sipas tyre nuk do të mund të shlyejë kurrë dëmin që u ka sjellë. Ata nuk po shohin asnjë drite jeshile për të ardhmen e tyre.
Ndërsa një tjetër shqetësim ngrihet, ku komuna dhe bashki të zonës kanë hedhur në këtë fshat mbetjet urbane të cilat më pas digjen.
Ndërsa ende disa familje ndodhen të evakuuara nga fshati, për shkak të dëmtimit të banesave, edhe shumë të tjerë presin përgjigjen e komisionit të vlerësimit të dëmeve për të marrë një zgjidhje të situatës ku ndodhen.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
