Shpërthimet e forta që tronditën përsëri fshatin Marinëz në Fier, e risollën në vëmendje zonën e pasur me naftë e gaz, por që prej kohësh renditet ndër komunat më me pak investime në vend. Sapo hyn në komunën Kunan në kufi me Marinzën, ndryshon toka ndryshon edhe ajri. Menjëherë ndihet edhe era e naftës, ngado shikon bote të ngarkuara me naftë dhe depozita pa fund.

shperthimi ne fier
(Ne Foto: Pusi ku punimet qe kryhen në të shkaktuan edhe shpërthimet)

Rrugët janë të ngushta dhe në disa vende të pa shtruara, çka tregon qartë mungesën e investimeve pre shumë kohësh. Ngado hedh vështrimin shikon autobote që venë e vinë. Ndalesa jonë e parë është një gropë ekologjike në komunën Kuman, në hyrje të fshatit marinëz. Në këtë zonë janë 3 gropa të cilat përmbushin disa standarte, por prapë nuk i respektojnë në mënyrë korrekte e të plotë kriteret e mjedisit duke derdhur në kanalin e Hoxharës një pjesë të mbetjeve.
 
shperthimi fier

Vijojmë rrugën drejt zonës ku ndodhën shpërthimet e fuqishme . Ndalesa jonë e parë është në shtëpinë e cila ndodhet më pranë pusit të madh të naftës, i cili pak ditë më parë ngjasonte me një krater vullkani. I zoti i shtëpisë është kthyer menjëherë nga Greqia pas asaj që ndodhi. Ai edhe pse e hap derën e shtëpisë për të treguar dëmet nuk dëshiron të flasë për kamerën tonë. Drejtues të Bankers i kanë premtuar dëmshpërblim 100% të shtëpisë në këmbim të heshtjes. Ngado mbizotëron argjila që sipas banorëve ka arritur në 50 centimetër thellësi, duke i bërë kështu të pabanueshme të paktën 8 banesa.

shperthimi ne fier
shperthmi ne fier

Shumë gropa sipas banorëve shkojnë në thellësi 10 metra dhe rrezikojnë edhe kalimin në rrugë. Frika më e madhe për ta është tërheqja e ujit që mund të sjellë zhytjen e shtëpive, në hapësirat që janë krijuar në gjithë atë zonë. Disa banorë pranojnë të flasin për kamerat pavarësisht frikës se mund të mos marrin asnjë qindarkë dëmshpërblim nga kompania Bankers, e cila që prej 11 vjetësh ka marrë me koncesion nxjerrjen e naftës bruto në zonën e Patos-Marinzës. Ata kërkojnë nga kompania ose nga shteti që ti evakuojnë menjëherë nga kjo zonë duke ju ofruar banesa diku tjetër. Disa prej tyre kritikojnë qëndrimin e ministrit të energjisë apo edhe specialistët të cilët iu vlerësuan dëmet duke ju premtuar nga një kuti me “bojë”, për të riparuar dëmet. Disa shtëpi janë tejet të dëmtuara, ndërsa edhe toka përreth është e mbuluar nga argjila dhe kimikatet e tepërta.

Unë jam Todi Keçeli, banor i zonës, i kësaj lagje, me shtëpi jam këtu afër, u dëmtuan nga presionet e ndryshme të pusit që krijoi shkatërrimin e tokës e cila u bë pellgje pellgje, dhe ne na mbyti gazi,sa u larguam nga shtëpitë.”- shpreh Keçeli, banor i zonës.

Ku po rrini?
Nëpër lagje, erdhi komisioni i vlerësimit nga rrethi. Vlerësuan shumë dobët.
Sa ju vlerësuan?
Një kuti bojë sa për të lyer shkallët,
Po shuma financiare ju premtuan?
Asgjë. Unë kërkova që të studiohej struktura e tokës për mbështetje të shtëpisë dhe të jetës dhe të garantojnë jetësën tonë me një studim të veçantë. Ata thanë që këtë nuk e krijojnë dot.
Ju jeni banor i vjetër?
Banor i vjetër, shekullor.
Keni patur më herët probleme të tilla? Tronditje?
Kemi patur tronditje të naftës. Çahen shtëpitë nga tronditje të naftës. Po ai Gjiknuri premtoi që do sjellë një aparat për problemin e tundjes së tokës se ato na kanë çarë shtëpitë, por nuk i bëri realitet. Edhe pardje erdhi këtu dhe ka lënë një figurë të shëmtuar. Nuk ka asgjë këtu, tha ai, këtu është gaz i ëmëbël, janë mbushur pusat me mjalt blete, tha ai.

shperthimi ne fier
 
shperthmi ne fier

Një familje ka investuar të gjitha paratë e fituara me qa mund në emigracion. Duke na treguar shtëpinë me lot në sy, kryefamiljari banor i vjetër i kësaj zone tregon se fëmijët e tij kanë hedhur gjithë mundin e djersën e tyre në këtë shtëpi, që tani po përpihet nga toka.

Unë jam banor i fshatit Marinëz, i zoti i kësaj shtëpisë këtu. Kemi pësuar dëmtime të mëdha dhe na thanë janë të banueshme. I thashë urdhëro çelësat meqë na qenkan të banueshme.

Nga erdhi ky komision? 
Komisioni nga Fieri, Komuna.
Çfarë ju ofruan si dëmshpërblim?
Si dëmshpërblim nuk na dhanë asgjë, thanë do vijë komisionit tjetër nesër që ta vlerësojë. Për ne është e banueshme. Këtu nuk rrihet asnjë minutë jo më të banohet.
Kthehemi pak te momenti i shpërthimit. Ku ishit në ato momente?
Unë isha i larguar në ato momente. Nga ora 10 kam ardhur këtu prapë se morra vesh dhe u ktheva. Kur erdha këtu gjeta katastrofë.
Ka patur herë të tjera tronditje?
Këtu ka pasur tërmete që gjoja ishin ato që thoshte Gjiknuri, po ishin të atyre. Gjiknuri erdhi te zona 25, lart. Po nuk ka ardhur këtu ku jemi ne tani. Dhe vajti tha që gazi është i ëmbël, ishte i ëmbël atje matanë. Kurse këtu paska qenë gazi i kripur. Se ai nuk ka shkelur fare në këtë zonë këtu, ku jemi unë dhe ti bashkë.
Ju dëmtua ekonomia?
Ekonomia, jeta, siguria, janë të tëra përtokë. Janë të tëra zero.
 
Banorët e vjetër thonë se u është dashur të shpërngulen nga banesat e tyre, të paktën 3 herë për shkak të shpërthimeve të ndryshme, dhe se pikërisht në zonën ku ndodhet gropa ekologjike, kanë pasur banesat e para. Hera e fundit kur u është dashur të ndërtojnë banesa të reja ka qenë në vitin e largët 1957, kur punimet u kryen nga Sovjetikët dhe kur pati shpërthime të fuqishme si ky i ditëve të fundit. banorët thonë se as uji nuk mund të përdoret më dhe se ju vjen me bote.

Pas banorëve tentojmë të shkojmë pranë vatrës kryesore, punimet në të cilën po vazhdojnë por jo për të nxjerrë naftë, por për të mbyllur pusin i cili po rrezikon të gjithë zonën. Rruga drejt pusit nuk është e lehtë, në shumë vende ajo është zhdukur nga gropat e thella, të krijuara nga çarjet. Madje disa kratere si ky që shikoni në këtë pamje është me një diametër shumë të madh, çfarë sipas specialistëve përbën rrezik real, pavarësisht se nuk ka më shpërthime. Ndërsa frymëmarrja sa vjen e vështirësohet për shkak të pranisë së lartë të gazit në ajër.

shperthimi ne fier
 

Ndoni Shabani, banues edhe jetoj këtu në Marinëz prej vitesh, brez pas brezi jetojmë në Marinëz. Në orën 6, 6 e gjysëm të mëngjesit, ka shpërthyer pusi që po shpon firma Bankers dhe vullkani erdhi në shtëpitë tona që jemi 400 metër jo më shumë, por mund të jetë dhe më pak. Kur konstatuam që shpërthimet po ndodhnin edhe nëpër shtëpi, për momentin unë kam marrë fëmijët dhe jemi larguar nga shtëpia. Morra ca sende, çfarë mundesha, për tu ndërruar, ca rroba. Ikëm, ato sa vinin dhe shtoheshin vullkanet.
Ishin shpërthime të forta?
Shpërthimi i fuqishëm saqë vinte vala nga nëntoka e nxirrte rërë, argjile, ujë, edhe ka marrë gjithë tokën, shtëpinë, anë e përqark, komplet shtëpinë. Nga kjo unë nuk mund të banoj më në shtëpi se kemi frikë nga shembja e shtëpisë. Që pardje unë jetoj te vëllai.
Sa kohë ka Bankers që punon te ky pus?
Te ky pus nuk e di mirë po rreth 4-5 muaj që bëjnë punimet me vatër. Ne kërkojmë nga shteti, nga Bankersi ndihmë për tu larguar. Toka po shpërbehet, janë të çara, shtëpia po më shkatërrohet që nga themelet.

Punimet në këtë pus banorët thonë se kanë 3 muaj që kanë filluar, duke e shtuar edhe më shumë misterin se cilat instance nuk kanë zbatuar ligjin , pasi që në datë 27 shkurt 2015, kompanisë i është dhënë urdhër që të ndërpriste punimet. Tentojmë të depërtojmë më tej por dhjetëra roje private nuk na lejojnë. Jo vetëm kaq por, “Bankers” ka menduar edhe për mbikëqyrjen e vizitorëve të padëshiruar për ta që në këtë rast jemi ne…. Është ky dron që Bankers përdor për monitorimin tonë dhe të të gjithë banorëve. Banorët na thanë se këta janë dronë të pajisur më minikamera dhe prej 3 ditësh janë në gjendje gatishmërie për të kryer misionin e tyre.

shperthmi ne fier

Sabri Karamani, jam banues në Marinzë, jam i zoti i kësaj familje dhe sic e shihni sipërfaqen e shtëpisë, janë bërë çarje e lekundje të mëdha pardje, në datë 1. Ne tani shikonim që kjo lëkundej. Na ka hyrë frika nga çarja, vullkani që kishte shtëpia nën të. Në anën e mbrapme ka çarje. Ju i shihni dhe vetë. Tavani është çarë tej për tej. Ka dalë jashtë përdorimit. Shtëpia ishte e re. 532 metër sipërfaqe është mbushur me argjile 40 cm. Erdhën bënë matje dhe asnjë premtim nuk na dhanë. Nuk na dhanë përgjigje të saktë. Po jetojmë te njerëzit tanë, të shpërndarë. Këtu po lëmë rojet. Unë iki nga ora 11. Këtu nuk qëndrojmë dot. Na dridhen këmbët nga tëmerri. Tre veta kanë punuar emigrantë për këtë shtëpi. Tani rrimë me duar në xhepa.”- shprehet një prej banorëve të Marinzës.
 
Sotiraq Prifti, lindur dhe banues në Marinëz. Kur ka ndodhur shpërthimi unë kam qënë brenda. E kam marrë vesh vetëm nga zhurma. Dy plasje të papara si asnjëherë, si në 1957. Kjo ngjarje i ka mbytur të gjitha shtëpitë. Këtu kanë ardhur të gjithë komisionit, por nuk është marrë asnjë masë konkrete. Vinë nuk premtojnë asgjë. Shtëpitë qëndrojnë mbi ujë. Po të bjerë niveli i ujit shtëpitë tona do braktisen edhe gjithë populli do gremiset. Dëmtime kishte shumë të mëdha, sidomos materiale. Komisionet po ikin vend e pavend. Si herët e shkuara nuk merret vesh kush merr dëmshpërblimet.”- tregon një tjetër prej banorëve të Marinzës.
 
Ali Poshnjari banues i Marinzëz. Babi im ka qënë në 1957 kur ndodhi shpërthimi. Këto ku banoj unë janë shtëpitë e treta dhe çdo dëmtimi nga firma nuk na është dhënë dëmshpërblimi. Komisionet vijnë e ikin por nuk na japin shpresë. Garanci për tokat nuk ka, asnjë ndihmë. Solucioni i argjiles doli në çdo parcele. Nuk di ku të shkoj, as unë as populli i Marinzës.”- shprehet një tjetër prej banorëve të Marinzës.


Banorët na përshëndesin ndërsa ne largohemi drejt kryeqytetit, shumë prej tyre me lot në sy na përshëndesin duke na kërkuar tu filmojmë shtëpitë, me frikën, që një shpërthim i dytë mund ti kthejë në rrënoja. Kompania kanadeze Bankers Petrolium që prej vitit 2004, po shfrytëzon pasuritë e nëntokës në këtë zonë, por që prej asaj kohe, fatkeqësisht herë si tërmete dhe herë si shpërthime vullkanesh kanë goditur zonën.
 
shperthimi ne fier

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)