Ka përfunduar procesi i votimit në disa degë të Partisë Demokratike në qarkun e Korçës për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të PD-së.

Vetëm çereku i votuesve në Pustec kanë hedhur një votë në zgjedhjet formale për Berishën. Nga 66 votues aktivë, janë paraqitur në degë vetëm 15 prej tyre. Berisha ka marrë 13 vota pro, 1 abstenim kurse një votë ka dalë e pavlefshme.

Në degën e Kolonjës, Berisha ka marrë 213 vota pro, ndërsa janë regjistruar 4 abstenime.

Në Korçë, kandidatura e tij është mbështetur nga 392 anëtarë, ndërsa 18 vota kanë qenë kundër. Po ashtu janë regjistruar 7 abstenime dhe 18 fletë votimi të pavlefshme.

Ndërkohë, në Devoll, 648 anëtarë kanë votuar pro Berishës, 29 kundër, 15 kanë abstenuar dhe 3 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.

Me 724 vota pro Sali Berishës, 7 kundër dhe 4 të pavlefshme është mbyllur votimi i PD në Maliq.


Lajmi kryesor:

Berisha rikonfirmohet pa garë kryetar me 95% të votave: Do mbaj shënim votën e atyre që më dolën kundër! Por merr 17 mijë vota më pak se Basha në 2017