Gjithçka duket e qetë në fshatin Marinzë të Fierit, por në brendësi të këtyre shtëpive jeton së bashku me banorët, frika së një tjetër pus do të shpërthejë e nuk dihet se ku e as kur. 

Paniku dhe tmerri i përjetuar mëngjesin e të mërkurës pas shpërthimit të pusit të naftës gjatë punës për shpimin e tij nga punonjësit e kompanisë kanadeze “Bankers Petrolium” ka mbetur brenda dyerve të këtyre shtëpive.
 
fier shperthime

Ankthi se papritur do tu duhet të largohen vetëtimthi nga shtretërit apo tavolinat e ngrënies, është mysafiri i këtyre banorëve.  Alarmi që përfshiu banorët bëri që ata të rrëmbenin fëmijët, orendi e veshmbathje e të largoheshin nga zona nga frika e shpërthimit të ndonjë zjarri.
 
fier shperthime

Shpërthimi i ujërave nëntokësore që pushtuan banesat dhe çlirimi i gazrave detyroi autoritetet të evakuonin familjet nga rreziku i ndotjes së mjedisit. Disa prej tyre e kaluan natën tek të afërmit, fqinjët apo hotele.


fier shperthime
Një ditë më pas shqetësimi i banorëve janë dëmet që kanë pësuar shtëpitë, tokat apo bizneset. Trysnia e gazit e shkaktuar nga shpërthimi bëri që qindra vatra të clirimit të gazit të shpërthenin duke shkatërruar tokat e mbjella, serat, gjënë e gjallë dhe gjithçka ndodhej përreth banesave. 

fier shperthime

Vatra gazi janë ende aktive në Marinzë, ndërsa 5 banesa janë bërë të pabanueshme dhe 50 të tjera janë dëmtura nga uji që shpërtheu nga nëntoka. Rrugët e fshatit janë bërë të pakalueshme e jetesa e tyre është paralizuar. 


Kjo e moshuar teksa me trishtim vëzhgon atë se cfarë ka ndodhur përreth banesë së saj, na rrëfen edhe një prej puseve të shpërthyer i cili ndodhet në oborrin e shtëpisë së saj. 
 
Situata që përjetuan banorët do të ishte shmangur nëse kompania kanadeze “Bankers Petroleum” do të kishte respektuar urdhrin e Ministrisë së Mjedisit për pezullim të aktivitetit që prej 27 shkurtit 2015. Pas kësaj ngjarje prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për aktivitetin e kompanisë.
 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)