Ervin Salianji këmbëngul se pjesëmarrja e demokratëve në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye te Partisë Demokratike është disa herë më e ulët se numri që pretendon selia blu.

Sipas ish-deputetit, deri në orën 18:00, në referendum kanë marrë pjesë në të gjithë Shqipërinë vetëm 3885 anëtarë, ndërsa nga ana tjetër, deputetja Albana Vokshi deklaroi publikisht se deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë mbi 28 mijë demokratë.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!

Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00;

Votues që morën pjesë: 3,885

Tiranë 1,072

Durrës 321

Kukës 370

Korçë 165

Dibër 194

Lezhë 345

Elbasan 256

Berat 141

Vlorë 210

Gjirokastër 120

Fier 220

Shkodër 471

Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!


Lajmi kryesor:

Referendum për kryetarin në PD/ Berisha voton për veten: Proces demokratik! Sulm Salianjit! Anëtarësia tkurret me 23 mijë anëtarë, mbyllet votimi