Nuk është e drejtë, të thuash që Europa është shkaku kryesor i krizës, thotë Dragi, gjatë një konference për shtyp në Frankfurt.
Por Presidenti amerikan Obama këmbëngul se duhet një plan i menjëhershëm për të zgjidhur krizën në zonën e Euros.
Të njëjtën linjë mendimi shpreh edhe ministri britanik David Cameron. Me këtë të fundit Obama ka patur një bisedë telefonike për krizën e borxhit dhe për samitin e ardhshëm të G20.
Gjithashtu Dragi ka shpjeguar se kriza e europës ka efekte mbi ekonominë globale për vendet që janë jasht zonës së Euros. Ai theksoi se edhe vendet e tjera me ekonomi të mbyllur, me borxhe të larta dhe me defiçit në rritje duhen gjithashtu të korrigjojnë këto zhablancime.
(fj.di/shqiptarja.com)