EURO 2024/ Të mërkurën ndeshja me Kroacinë, Mitaj: E vështirë, mbrojtjen e kanë të fortë! Shpresojmë të marrim 1 pikë

Kombëtarja shqiptare ka nisur ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen me Kroacinë e vlefshme për grupin e ferrit në Evropian, teksa mbrojtësi Mario Mitaj e pranoi që këtë herë duhet të shmangen gabimet e ndeshjes së parë.

"Në pjesën e dytë më furnizuan më shumë me pasime. Në pjesën e parë nuk e preka shumë topin. Ky ishte problem, nuk e merrja shumë topin. Mund të jetë edhe pak faji im, edhe pak i Seferit. Të gjithë si skuadër, krosimi i lojtarit që të futet në zonë s’duhej të ishte bërë. Është diçka që duhet ta përmirësojmë në stërvitje", tha Mitaj. 

Heroi kuqezi i ndeshjes me Kroacinë sipas Mario Mitaj, nuk është një. Me vështirësi e ndan mendjen mes 2 emrave, Armando Brojës dhe Jasir Asanit.

"Në përgjithësi të gjithë lojtarët mundohet të luajnë sa më mirë për Kombëtaren. Kemi lojtarë si Broja që ka cilësi dhe si Asani që ka gjuajtje. Ne duhet të mundohemi të bëjmë maksimumin për të arritur drejt rezultatit. Mendoj se një nga lojtarët që mund të të bëjë dëm është Broja", tha Broja. 

Sipas Mitajt, përballja me Kroacine në Hamburg është vendimtare për fatet e kuqezinjve në grup. Nëdrsa thotë se ndeshja do të jetë e vështirë me një ekip si Kroacia, Mitaj thekson se nevojën për të marrë më patjetër 1 pikë, pra që rezultati i ndeshjes të dalë barazim. 

I dimë cilësitë që ka Kroacia. Është një skuadër e fortë. Sot do të vëmë në punë planin për Kroacinë, pasi dje stërvitja ishte e ndarë në dy grupe. Mbrojtja mendoj se do të jetë pika më e fortë në sfidën me Kroacinë. Të gjitha repartet janë të forta, por ndaj Kroacisë mbrojtja do jetë vendimtare.

Shpresoj të futemi me një psikologji më të mirë. Po përgatitemi sa më shumë. Analizojmë kundërshtarin. Do të futemi me personalitet si me Italinë. Shpresojmë të marrim 1 pikë", u shpreh Mitaj. 

Mitaj në fund komentoi edhe situatën e Hysajt, i cili po kritikohet pafund në rrjetet sociale, pasi ulin kokën dhe Italia shënoi golin e dytë. 

“Nuk është e bukur të kritikojmë  një lojtar që ka kontribuar aq shumë për kombëtaren, ka dhënë shpirtin e tij për kombëtaren. Nuk është gjë e vogël për mua. Por çdo person bën atë kritikën e vet”, tha Mitaj.

Ditën e martë kombëtarja do udhëtojë drejt Hamburgut ku do kryejnë një seancë stërvitore dhe konferencën para ndeshjes me Kroacinë. Kjo është hera e parë që përballen dy ekipet, të mërkurën në 15:00.

Ndeshja konsiderohet si finale edhe për kombëtaren, por edhe për Kroacinë, të cilat kanë zero pikë, dhe ky rezultat do të vendosë vijimin e rrugëtimit europian. Shqipëria humbi 1-2 me Italinë, ndërsa Kroacia humbi 0-3 me Spanjën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:52
Humbja me Italinë, Mitaj zbulon mesazhin e Sylvinhos! Ja porosia për përballjen me Kroacinë

 

Në konferencën për mediat, mbojtësi i kombëtares, Marjo Mitaj zbuloi edhe mesazhin që e trajnerit Sylvinho pas humbjes me Italinë. Mitaj u shpreh se trajneri u ka thënë se kanë bërë paraqitje të mirë, por ka vend për përmirësime.

"Na ka thënë që kemi bërë një paraqitje të mirë, ajo që duhet të përmirësojmë janë goditjet standarde që duhet t’i përmirësojmë akoma më shumë", tha Mitaj. 

Ora 13:32
‘Kryqëzimi’ i Hysajt në rrjet, Mitaj i del në krah: Jo e hijshme ta kritikojmë, ka dhënë shpirtin për kombëtaren

 

Marjo Mitaj i ka dalë në krah futbollistit Elseid Hysaj, pasi u ‘kryqëzua’ në rrjet. Shkak u bë momenti kur mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, uli kokën dhe në këtë moment topi përfundoi brenda rrjetës.

Mitaj tha se nuk është diçka e bukur të kritikosh Hysjan, i cili ka dhënë shpirtin për kombëtaren.

“Nuk është e bukur me kritikuar një lojtar që ka kontribuar aq shumë për kombëtaren, ka dhënë shpirtin e tij për kombëtaren. Nuk është gjë e vogël për mua. Por çdo person bën atë kritikën e vet”, tha Mitaj

Ora 13:29
Ndeshja me Italinë, Mitaj: Goli shumë shpejt, u emocionuam! Me Kroacinë na duhet të futemi në fushë me psikologji më të mirë

 

Futbollisti i Kombëtares, Mario Mitaj në një konferencë për shtyp, pas humbjes me Italinë komentoi edhe golin e Bajramit. Mitaj tha se ndodhi shumë shpejt dhe të gjithë u emocionuan.

Sa i takon ndeshjes me Italinë, Mitaj thotë se duhet të futen me psikologji më të mirë, për të arritur një rezultat të kënaqshëm.

“Gjithë lojtarët dhe tifozët u habitën se goli u bë shuam shpejt u emocionuam pak. Kur luan me një kundërshtar si Italia ata do gjejnë hapësirën dhe do bëjnë golin.

Shpresoj të futemi me një psikologji më të mirë me Kroacinë”, tha Mitaj.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Reg: 17/06/2024 21:26

    Edhe me Kroacine humbja ju pret

    Përgjigju
  • kte: 17/06/2024 16:28

    Nqs Silvinjo ju ka thene qe keni bere paraqitje te mire atehere ose i duhen syze se nuk shikon mire, ose i duhet tru tjeter se nuk ka mundesi te shohesh ate loje te Shqiperise e te thuash qe kemi bere paraqitje te mire.

    Përgjigju
  • Tata: 17/06/2024 15:29

    Hysaj e ka ulur koken dhe ne rastin e golit pare.Shifeni mire se askush me.duket se ska pare ndeshjen dhe as e ka analizuar!!!Kur Di Marco kroson topin ne zone ka Hysajn perball dhe Hysaj ben po te njejtin veprim ul koken dhe topi perfundon tek Bastoni!Per mua e ka shitur ndeshjen se smund te jet "Koincidence".Dhe analizoni ndeshjet se jeni ne ajer kot pa lidhje!Hysaj sduhet te jet me pjese e kombetares as ne stol..Se po na del ne enderr per turp ato xheste kur luan per kombetaren e Shqiperise.Vendi I Shqiponjave me nje zog...

    Përgjigju
  • Dori: 17/06/2024 14:13

    Ky Mitaj te bej krushqi me Hysajn po deshi por mos te mbroj nje pler qe nuk meriton as emrin shqiptar.Lojtaret japin shpirtin ne fushe e ai fsheh koken se po i prishen floket.

    Përgjigju
  • Barzaghi: 17/06/2024 13:40

    Kane te drejte ta kryqezojne, Hysaj Ka nje jete te tan qe lot ne serie A , pervec kesaj vlen ma shume qe ti si lojtar duhet te sakrifikosh, te thyesh koken , e kembet per kombetaren. A e patè Bastonin ! Edhe me Lacion njishtu e ma zi asht tu ba.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja