ITALI - Në programin televiziv “In Onda” Silvio Berlusconi replikon ashpër mbi deklarimet e kryeministrit aktual në detyrë Mario Monti. Ish-kryeministrit italian i tregohet një video ku Monti e akuzon, që ai blen votat e italianëve duke i korruptuar.

Ndërsa krahasimit me ish-biznesmenin dhe politikanin Achille Lauro, që vite më parë kishte premtuar mbështetësve të tij në një fushatë elektorale për cdo familje 1 kg makarona, Berlusconi tha se ky krahasim është më të vërtetë e turpshme.

Më pas Berlusconi vijon mbi premtimet se do të rimbursjë taksën IMU, shumë të urryer nga familjet italiane mbi pronën e shtëpisë së parë. Kjo taksë thotë Berlsuconi ka zhvlerësuar pasurinë e patundshme dhe ka ndërprerë aktivitetin e ndërtimeve dhe se ka shkaktuar frikë dhe ankth për italianët në të ardhmen.

Deklarimit të Montit se Evropa i friksohet rikthimit të tij në politikë, Berlusconi u shpreh se Mario Monti thotë gjëra pa vlerë dhe se ai është zhgënjimi më i madh në jetën e tij pasi ai nuk e njeh realitetin ekonomik.


(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)