TIRANE- Pas zgjedhjeve të 23 qershorit partia Kristian Demokrate ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit të saj Kombëtar, ku ka analizuar edhe ecurinë e kësaj force politike. Në këto zgjedhje PKD fitoi mandatin e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, dhe do të përfaqësohet nga Mark Frroku.
 
Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PDK, u pranua akti i dorëheqjes nga posti i kryetarit i kësaj partie, i Dhimitër Muslia, i cili u zëvëndësua në detyrë nga Sekretari i Përgjithshëm, njëkohësisht dhe deputet në qarkun e Shkodrës, Mark Frroku.
 
Më pas, Këshilli Kombëtar i PKD-së mori në shqyrtim edhe propozimet e bëra nga Kryesia aktuale e Partisë, si dhe diskutoi mbi datën e mbajtjes së Kongresit të PKD-së nga i cili do të dalin edhe strukturat e reja drejtuese për të gjithë Shqipërinë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)