Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte mori sot zyrtarisht detyrën si kreu i NATO-s.

Me anë të një postimi në platformën X, Hasani ka uruar Mark Rrutte për postin e ri duke theksuar se roli i tij do të jetë thelbësor në forcimin e mëtejshëm të Aleancës.

“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik, shkruan Igli Hasani në X.

Mark Rutte, zëvendëson Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në detyrë për 10 vjet.