TIRANE - Ish deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello ka reaguar ndaj manisë së ndërtimeve pa leje. Duke ju referuar një prej analisteve të shqiptarja.com, Erion Kristo, Bello pohon se pa u rrënzuar disa mani, vendi jonë do ta ketë të vështirë të hyjë në shtëpinë e madhe europiane. “Kur do të bëhet Shqipëria anëtare e Bashkimit Europian?

Përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, duhet të riparojme disa "huqe" aspak europiane, ose "zakone barbare", sikurse i konsideron me të drejte Erion Kristo sot në një të përditshme. Ja disa prej tyre: Mania e ndërtimeve pa leje; hapja e kanaleve pas shtrimit të rrugës; shitja e librave përtokë; mungesa e kaskave dhe semaforëve për motoçiklistët; vendosja e fëmijëve në vend të parë në makinë;

parakalimi nga e djathta nëpër rrugë; shitja e mishit dhe bulmetrave në rrugë; zënia e rrugëve nga shitësit e fruta-perimeve dhe nga karriget e lokaleve; sjellja e ilaçeve të posaçme vetëm për kombin tonë; zënia me dhune e tokës së tjetrit; futja e lekëve në xhepat e mjekëve dhe infermierëve; vjedhja dhe mospagimi i energjisë elektrike; dëshira e papërmbajtur për t’u pajisur me diplomë të papajisur me dije, etje” shkruan ish deputeti socialist në rrjetin social “Facebook”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)