Marko Caka, do të çelë zyrtarisht “Bridge Film Fest”

/ATSH/.- Edicioni i dytë i festivalit "Bridge Film Fest" do të zhvillohet nga 16 deri më 22 shtator në qytetin e Mitrovicës në Kosovë me idenë e vetëdijesimit  të të drejtave të grave. Nga 2654 filma artistikë dhe 264 filma dokumentarë për mjedisin, stafi i këtij festivali  ka zgjedhur 37 prej tyre.  Por ky vit shënon dhe herën e parë që në mesin e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, do të shfaqen filma, thuhej në komunikatën për media të organizatorëve të këtij festivali. Ka qënë Ambasadori i Norvegjise Braathu, ne Prishtinë  i cili ka bërë të mundur që Komuna e Veriut të pranojë që filmat të shfaqen në mesin e urës kryesore në Ibër. Festivali do të hapet me filmin "Battalion", film i prodhuar nga kompania e madhe e filmit "Columbia Picture", nga regjisori i njohur rus Dmitry Meskhiev .
Këtë vit i ftuar nderi në festival është aktori me origjine nga Shkodra,  pjese e kinematografisë botërore, Marko Caka, i cili do të hapë zyrtarisht Edicionin e Dytë të "Bridge Film Fest". Ai ka qenë pjesë e serisë hollivudiane "Boardwalk Empire" me rolin e tij si gangster i viteve të 30-a dhe gjithashtu ka filluar bisedimet me regjisorin e njohur botëror, Stiven Spielberg.  Ai ka  interpretuar  me disa aktore yje, si Patricia Arquette, Meryl Streep, Julia Roberts, Megan Fox, ndërsa një yll  tjetër yll i Hollivudit, Carla Cugino, do të jetë pranë Marko Cakës, në filmin e madh "Wolves" ("Ujqit"), që  pritet të dalë në kinematë botërore më 2016.  Caka iku nga Shqipëria ne vitin 1991, në Greqi ku vazhdoi studimet  për Gazetari pranë TVANT1. Ai mban mbi supe qindra evenimente të rendësishme të jetës politike, sociale, kulturore dhe sportive të Greqisë.   Kriza ekonomike greke ishte një nga faktorët e largimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe atje çdo gjë lindi kur Marko Caka, gjatë intervistave me aktorë hollivudianë, ata i flisnin për pamjen e tij të pëlqyeshme dhe që për publikun do të kishte interes. Kështu nisën  rolet e para të vogla duke vazhduar paralelisht dhe me kurse aktrimi. Për momentin  përkushtimi  i tij është në mësimet akademike të Kolegjit të Bronksit, sepse sipas tij ky studim do ta ndihmojë  të marrë role kryesore, duke fituar nje aksent të kënaqshëm të gjuhës angleze, shumë i rëndësishëm për hyrjen në karakter të rolit. Tashmë jeta  e tij tani eshte lidhur me kinematografinë amerikane.Caka  ndihet krenar që si shqiptar brënda  9 muajsh është afër Top 10000 i starmeter IMDB, enti mates i vleresimit te artistëve, aktorëve, këngetarë, dhe filmave në rang boterore.  Këtë vit merr pjesë në  dy filma të mëdhenj si "Batman  Superman : Dawn of Justice " ne rolin e reporterit pranë, Ben Affleck, Amy Adams dhe në filmin "Money Monster" si i përzgjedhur special i aktorës së famshme, producentes Jodie Foster ku do të luajë një rol suportues pranë yjeve George Clooney e Julia Roberts. Rezumeja  e tij brënda një viti, shenon 25 filma, një rekord i veçantë për një aktor të ri me role të vogla.
Caka thotë se është me  fat që gjeti njerëzit e duhur  dhe që është shumë i lumtur që  punon me regjisorët më të famshëm të botës, si Steven Spielberg, Martin Scorsese, Zach Snyder, Christopher Nolan.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit/ Reshje shiu e shtrëngata, ulen temperaturat këtë fundjavë