Marko Gjuriçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë: Vendim skandaloz nga Prishtina

Marko Gjuriçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë: Vendim skandaloz nga Prishtina

Marko Gjuriç

SERBI- Kreut të së ashtuquajturës Zyra e Qeverisë Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, i është ndaluar hyrja në Kosovë ditën e sotme.

Pak pas orës 15:00, Gjuriçit iu urdhërua të kthehej nga pika kufitare e Jarinjës.

Në një deklaratë, vetë Gjuriç është shprehur se se vizita e tij ishte paralajmëruar ashtu siç edhe parashtrohet me marrëveshjen e Brukselit.

Ky është një vendim skandaloz nga ana e Prishtinës, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet dhe parimet elementare të lirisë së lëvizjes.

Marko Gjuriç

Ai tha se menjëherë pas kthimit në Beograd dhe pas konsultimit me presidentin Aleksandar Vuçiç, do të informojë publikun për arsyet e presioneve të ushtruara ndaj palës serbe gjatë ditëve të fundit.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarit serb i mohohet hyrja në territorin e Kosovës. Më 26 mars ai ka hyrë pa leje dhe si rrjedhojë është arrestuar nga forcat policore të Kosovës dhe ato të KFOR-it.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja