Tema më e diskutuar e ditës së sotme në emisionin “Botërori +” në Report Tv ka qenë humbja e Argjentinës ndaj Kroacisë. Edhe specialisti i futbollit Andrea Marko ka shpjeguar pse erdhi kjo disfatë, ku faji kryesor ishte i portierit.
/Shqiptarja.comNë futbollin e sotëm, çdo gabim i portierit është faj. Nuk e kuptova se çfarë donte të bënte portieri i Argjentinës, Caballero, kur presioni mbi të nuk ishte aq I madh në momentin e golit të parë. Një gafë e pafalshme!
Nëse gabon Messi apo dikush tjetër në mesin e fushës, apo edhe pranë zonës, është diçka tjetër, por gabimi i portierit nuk mund të quhet më gabim, por faj i rëndë, sepse do të thotë të pësosh gol. Dhe Argjentina prandaj u mund…
![]()
Andrea Marko.
Komente
