Sipas specialistit të futbollit Andrea Marko, i cili ka analizuar përgjatë 32 ditëve ndeshjet e Kupës së Botës në emisionin “Botërori +” në Report Tv, diferencën sot në finale mes Francës dhe Kroacisë do ta bëjë mesfusha.
Në finalen e sotme diferencën do ta bëjë mesfusha. Në njërën anë është Modriç e Rakitiç, aftësite teknike të të cilave dihen tashmë, por në krahun tjetër janë Pogba, Matuidi dhe Kante.
Tre mesfushorët e Francës ndoshta nuk janë në lartësinë e Modriç, por janë motorikë, kanë më shumë energji, më shumë muskuj dhe ndërveprimi i tyre si grup mund të dalë në pah ndaj cilësisë së kroatëve, pa harruar që francezët janë disi më të freskët dhe më të rinj gjithashtu.
Andrea Marko, ekspert










Komente
Komento