DURRËS - Gazmir Marku, autori i plagosjes së policit Agron Halilaj mbrëmjen e 28 dhjetorit në Durrës, u ekzekutua nga policia mbrëmjen e djeshme 30 dhjetor 2013.
Familjarët e tij i kanë hedhur fajin inspektorit të zonës me inicialet Sh. G., si dhe Policisë së Shtetit për vendimin e marrë.
Babai i 32-vjeçarit Marku i cili u vra mbrëmë nga forcat speciale RENEA, Ndre Marku ka deklaruar se, policia duhej të kishte vepruar në mënyrë tjetër.
Sipas tij, gjatë natës së parë, në datën 29 dhjetor 2013, policia duhej të kishte vepruar ndryshe, “pasi oficerët erdhën në shtëpi civilë dhe pa shenja dalluese”. “Duhej të vinin me uniformë”, ka deklaruar babai i Gazmir Markut.
“Policët kanë dashur të kontaktojnë dhe djali nuk i është përgjigjur, por ka marrë armën dhe ka qëlluar ndërsa policia i është përgjigjur me zjarr. Pas kësaj ai është larguar”, ka thënë babai Ndre Marku.
Marku ka treguar se, ka pasur disa telefona me djalin e tij, ku i ka kërkuar që të dorëzohet, por ai nuk kishte pranuar, deri kur mbrëmë gjatë një shkëmbimi me policinë mbeti i vrarë. Nrea Marku thotë se, gjatë orëve që djali i tij ka qenë në kërkim, ka qenë ai që ka komunikuar me policinë duke i dhënë shpjegime.
Më i ashpër ka qenë vëllai i viktikës, Bardhok Marku, i cili ka deklaruar se, të gjithë fajin në lidhje me këtë ngjarje e ka inspektori me inicialet Sh. G. “Unë nuk ja fal këtë ngjarje inspektorit të zonës”, ka thënë Bardhok Marku.
ZBARDHET RAPORTI I MJEKESISE LIGJORE
Mjekësia Ligjore ka përfunduar ekspertizën për Gazmir Markun. Sipas raportit, Marku është qëlluar me 10 plumba por vetëm njëri prej tyre i ka sjellë vdekjen e menjëhershme.
Në raport thuhet se, plumbi vdekjeprurës është qëlluar nga një armë snajper e policisë.
Ndërkaq që plumbat e tjerë e kanë përshkruar në trup. Siç bëhet e ditur, ka qenë Gazmir Marku ai i cili ka qëlluar fillimisht ndaj policisë, e cila më pas i përgjigjur duke e vrarë.
GAZMIR MARKU VRITET NE PERPLASJE ME POLICINE
Gazmir Marku, autori i plagosjes së policit Agron Halilaj mbrëmjen e 28 dhjetorit në Durrës, u ekzekutua nga policia mbrëmjen e djeshme 30 dhjetor 2013.
Marku plagosi policin Halilaj gjatë një aksioni policie, pas tentativës për një grabitje që kishte ndodhur në lagjen 15 në Durrës ku banonte dhe Marku.
Forcat speciale RENEA bashkë me Policinë e Durrësit, kishin lokalizuar vendndodhjen e të kërkuarit dhe kishin organizuar aksionin për kapjen e tij.
Rreth orës 20:45, në oborrin e një banese në lagjen Kënetë, në Durrës, ku Marku fshihej, i kërkuari i është përgjigjur policisë duke e qëlluar sërish me armë.
Siç informoi korrespondenti i "A1 Report" nga Durrësi, Artur Korriku, Gazmi Marku për të çarë rrethimin e RENEA-s dhe forcave të policisë së komisariatit të Durrësit, që i bënin thirrje për t’u dorëzuar, ka qëlluar me armë duke tentuar të vrasë një tjetër polic.
Burime nga vendi i ngjarjes thanë se, prej dy ditësh që të dielën e 29 dhjetorit forcat e policisë kishin intensifikuar përpjekjet për zbulimin e vendndodhjes së Markut.

(Ne foto: Vellai i Gazmir Markut, duke folur pas vrasjes)

(Ne foto: Familjaret e Gazmir Markut)
POLICIA E DURRESIT: MARKU RREYIKONI JETEN E POLICEVE
"Strukturat e Policisë së Shtetit, pas kërkimeve të vazhdueshme, ndjekjes së pandërprerë dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara arritën të identifikonin banesën ku strehohej i kërkuari Gazmir Marku, i cili gjatë ditës së djeshme plagosi në krye të detyrës punonjësin e policisë së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës A.H.
Rreth orës 20.45’, të ditës së sotme, nga forcat e policisë u bë rrethimi i banesës ku strehohej ky shtetas në L. 17/1, Kënetë.
Në momentin që forcat speciale të policisë i kanë bërë thirrje shtetasit Gazmir Marku për t’u dorëzuar, ky shtetas ka hapur zjarr drejt forcave të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Në këto kushte forcat speciale të policisë janë kundërpërgjigjur me zjarr në drejtim të vendit nga u konstatuan të shtënat dhe pas ndërhyrjes është konstatuar, që i kërkuari Gazmir Marku kishte mbetur i vrarë.
Në vendin e ngjarjes, pranë viktimës është gjetur një automatik, me 2 krëhëra fishekësh të mbështjellë me natriban dhe një numër i madh gëzhojash përreth tij.
Aktualisht në vendin e ngjarjes janë duke u kryer veprimet hetimore dhe procedurale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e rrethit Gjyqësor Durrës", thuhet në njoftimin e policisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com