Marok, sulmohet Jennifer Lopez
 "shkeli nderin e grave" në skenë

Marok, sulmohet Jennifer Lopez<br /> "shkeli nderin e grave" në skenë
Jennifer Lopez interpretoi në “Mawazine International Music Festival” që u mbajt në Rabat të Marokut, por lëvizjet e saj në skenë kanë shkaktuar një debat të ashpër në shtetin verior të Afrikës. 

Pas  koncertit në këtë shtet, i cili është transmetuar edhe në një televizion, një grup edukimi ka thënë se 45-vjeçarja ka “njollosur nderin e grave”.

Sipas legjislacionit në këtë shtet, Lopez rrezikon dy vite burg, bashkë me organizatorët e këtij festivali.

Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar, ministri i Komunikacionit, Mustapha Khalfi, kishte shkruajtur në Twitter se transmetimi direkt i performances se Jennifer ishte në kundërshtim me ligjin.

Lopez performoi më 29 maj, ndërsa në këtë festival që zgjat dhjetë ditë morën pjesë edhe Pharrel, Maroon 5, Sting, Usher dhe Akon.
lopez
lopez

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë