Muhammad Yunus, fitues i çmimit Nobel dhe një nga sipërmarrësit social më të njohur në botë, thotë se Shqipëria mund të lehtësojë papunësinë përmes ngritjes së bizneseve sociale. “Pse të mos funksionojë këtu biznesi social? Dhe kjo është një nga gjërat që do bëjmë. Si të krijojmë fondin për biznesin social në Shqipëri vetëm për të adresuar papunësinë”, thotë Yunus. Sipërmarrjet sociale funksione njësoj si kompanitë në tregun e lire, por në vend të fitimit kanë si qëllim të vetëm të ndihmojnë shtresat në nevojë, qoftë për punësim apo dhe probleme të tjera, që nga kequshqyerja dhe arsimimi. Vetë profesor Yunus, është themeluesi i një rrjeti global ndërmarrjesh sociale, që operon në disa vende të botës. Dy vjet më parë ky rrjet, çeli degën edhe në Shqipëri duke ngritur gjatë kësaj kohe një sërë sipërmarrjesh që ndihmojnë të moshuarit, por edhe bizneset në bujqësi