Komisioni Evropian do të investojë në Kosovë deri në vitin 2020, mbi 600 milionë euro. Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit është sinjali më i mirë për investitorët e huaj, që ta shohin Kosovën si një ekonomi të qëndrueshme ku mund të punojnë. Nënshkrimi i MSA-së është vlerësuar si një moment historik për të ardhmen evropiane të Kosovës. Megjithatë situata politike në Kosovë nuk është aspak e qetë.
Në zhvillimin më të fundit, liderët e tre partive politike opozitare kanë futur me forcë në Kuvend peticionin me nënshkrimet e qytetarëve që kundërshtojnë formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.
Opozita ka ritheksuar se do të lejojë vetëm kalimin e MSA-së në seancën e të hënës, e më pas do bllokojë sërish punën e Kuvendit, deri në shfuqizimin e dy marrëveshjeve që sipas tyre janë të dëmshme për Kosovën.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)