Albin Kurti mendon se SHBA-të kanë të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo, sipas tij, detajet e marrëveshjes janë punë e shtetit të Kosovës dhe popullit të saj.
Megjithatë, siç thotë ai, edhe SHBA-të bëjnë gabime.
Megjithatë, ai është shprehur kundër mitizimeve dhe idealizimeve. “Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë gabime. Obama ka thënë se Bushi ka gabuar. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara thotë që ka gabuar presidenti paraprak. Normal njerëzit gabojnë, madje ka njerëz që kanë qëllime partikulare. Ne duhet t’i krijojmë marrëdhëniet shumë të fuqishme me SHBA-të, përkundër kritikave sporadike për zyrtarët e saj”, ka pohuar Kurti, duke shtuar se deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë duhen dëgjuar si këshilla e jo si urdhra.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com