Marrëveshja me Serbinë, Thaçi:
Mund të ketë referendum

Marrëveshja me Serbinë, Thaçi:<br />Mund të ketë referendum
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbyllin kapitullin e armiqësive me një marrëveshje për normalizimin e raporteve reciproke.
 
Ai ka mbrojtur idenë e tij që marrëveshja përfundimtare me Serbinë t’i nënshtrohet edhe referendumit.
 
“Tash ne jetojmë në botën e demokracisë, pluralizmit politik dhe për çdo ide ka komente, ka opinione, ka vlerësime të ndryshme, të cilat unë si president i vendit, por edhe më herët, i vlerësoj lartë.
 
Mendoj se njerëzit ende nuk janë mësuar se në Kosovë mund të organizohet referendum, por diçka e tillë do të mund të organizohet në një koordinim të plotë të institucioneve të vendit, duke respektuar mekanizmat kushtetues dhe ligjorë me një unitet të spektrit politik, të shoqërisë civile, të mediave dhe të gjithë njerëzve në Kosovë”.
 
Ai aktualisht po qëndron në Nju Jork, ku po zhvillon takime me përfaqësues ndërkombëtar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se edhe Kosova shumë shpejt do të ketë vendin e vet në këtë organizatë.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre