Këtë javë Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike e Kosovës janë drejt finalizimit të marrëveshjes së plotë për qeverisjes. Grupet e punës të të dy partive, megjithë dallimet e mëdha mes tyre kanë arritur në fazën përfundimtare të ndarjes së ministrive dhe programit qeverisës.
 
Mediat kosovare shkruajnë se emri i kreut të qeverisë do të jetë ai që u tha në marrëveshjen paraprake, Isa Mustafa i LDK-së, edhe pse para marrëveshjes që prishi koalicionin opozitar mes Nismës, LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes, Thaçi kryeministër në detyrë i vendit ishte shprehur se nuk do të hiqte dorë nga posti.
 
Megjithatë nga ana e Thaçit nuk përmendet çështja e Mustafës si kryeministër, e kjo sipas mediave kosovare, lidhet më së shumti me përpjekjen që të parandalohet reagimi negativ brenda partisë për arsyen që lëshohet posti i shefit të Ekzekutivit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)