Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB duke nisur nga janari i këtij viti do të jetë portugezi Antonio Guterres. Ndonëse marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë janë të tensionuara, ato ranë dakort që pasardhësi i Ban Ki Moon të jetë Guterres, ish lideri socialist i cili ka qënë kryeministër në Portugali gjatë viteve 1995- 2002 e më pas ka punuar si komisioneri i lartë i OKB sa i përket cështjes së refugjatëve.
Në 13 kandidaturat e formalizuara në New York 7 prej tyre ishin gra, por Guterres arriti të përzgjidhej.
Guterres 67 vjec, do të zëvendësoj Ban Ki Moon 71 vjecar i cili shërbeu si sekretar i OKB për 5 vite. Guterres e ka cilësuar rolin e sekratarit të përgjithshëm të OKB si një person dhe lider që duhet të veproj me thjeshtësi, pa i dhënë leksione askujt por të jetë ndërtues dhe përcues i paqes. Vota formale pritet të miratohet këtë të enjte.
Redaksia online
(E.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com