Marrëveshja Thaçi-Mustafa, analistët
s'besojnë në jetëgjatësinë e qeverisë
PDK e LDK do ta provojnë edhe një herë të bashkëqeverisin, sikur që kishin bashkëqeverisur gjatë mandatit 2007-2010, por që koalicioni ishte prishur para përfundimit të mandatit.
PDK e LDK do ta provojnë edhe një herë të bashkëqeverisin, sikur që kishin bashkëqeverisur gjatë mandatit 2007-2010, por që koalicioni ishte prishur para përfundimit të mandatit.
Edhe kësaj radhe, analistët në Kosovë nuk shohin se ky koalicion mund të ketë jetë më të gjatë më shumë se 2-3 vjet. Sipas analistëve, koalicioni PDK-LDK është dëshmuar edhe më herët se ka probleme sepse nuk ekziston besimi i ndërsjellë.
Analisti Artan Muhaxhiri thotë se në bazë të përvojës nga periudhë 2007-2010 është parë që një koalicion i tillë mund të ketë probleme të mëdha.
“Mungon besueshmëria e ndërsjellë dhe pas një kohe krijohet një hendek mes këtyre dy partive dhe në vend të një qeverie i kemi dy qeveri. Kjo gjë mund të ndodhë edhe kësaj radhe, mirëpo mendoj se mund të ndodhë pas dy apo tri vjetësh”, thotë Muhaxhiri
Skeptik për jetëgjatësinë e koalicionit PDK-LDK është edhe profesori Riza Smaka, i cili thotë se ky është koalicion artificial dhe me plot kontradikta. Smaka thotë se ky koalicion është i paqëndrueshëm duke pasur parasysh sidomos deklaratat e vazhdueshme të kreut të LDK-së se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.
“Tani domethënë i ka tradhtuar votuesit dhe votuesit nuk mund të jenë të kënaqur. Besoj se as strukturat e partisë nuk janë të kënaqura. Ka vlime atje. Kështu që pres që ky koalicion maksimalisht dy vjet, më tepër nuk mund ta shtyjë”, thotë Smaka.
Sipas analistëve, koalicioni PDK-LDK e ka vështirë edhe për shkak të problemeve të shumta shoqërore, ekonomike e politike të ndjeshme.Ndryshe, PDK e LDK kanë bashkëqeverisur në mandatin 2007- 2010, kohë kur në krye të LDK-së ishte Fatmir Sejdiu. Marrëveshja e koalicionit u prish para përfundimit të mandatit. Një prej zërave më kritikë gjatë asaj kohe për koalicionin me PDK-në ishte vetë kreu aktual i LDK-së, Isa Mustafa.
Marrë nga RTKRedaksia Online
(g.f/ shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.7%
-
Më keq
44.5%
-
Njësoj
17.9%
Vota total: 1840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara nesër në zgjedhje, policia publikon planin e masave: 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14
-
Shkroi për trafikun e armëve drejt Britanisë, ambasadori shqiptar në Britani i pakënaqur me titullin e 'The Sun’ i sugjeron një tjetër
3 Gusht, 18:11
-
Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif
3 Gusht, 18:01
-
Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe vëllai e kushëriri i tij
3 Gusht, 17:56
-
Lojërat Olimpike, kërcënohet me vdekje drejtori artistik i “Darkës së fundit”! Macron: I tronditur
3 Gusht, 17:41
-
KPK edhe pak muaj mandat, bilanci 6 vjeçar i vetingut! Nga 783 vendime u konfirmuan ne detyre 358 magjistratë
3 Gusht, 17:28
-
Lufta/ Washington dhe Londra u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Libani sa më parë! IDF: Godet bazën e Hamasit në Gaza
3 Gusht, 17:13
-
Garda e Iranit: Lideri i Hamasit u vra nga predha 7 kg, me rreze të shkurtër veprimi
3 Gusht, 17:09
-
'Pjata e Harvardit', kjo është dieta me ekuilibrin perfekt
3 Gusht, 16:49
-
Paris 2024/ Dyshja çeke fiton medaljen e artë së bashku, lidhja e tyre romantike përfundoi pak para Lojërave Olimpike
3 Gusht, 16:43
-
Aksident tragjik në Itali! 21-vjeçarin shqiptar e zë gjumi në timon dhe përplaset për vdekje! Shkrumbohet nga flakët brenda automjetit (EMRI)
3 Gusht, 16:23
-
Kampet e emigrantëve në Lezhë, në Shëngjin monitorohet nga 40 kamera! 15 nga 27 vendet e BE i kërkuan Italisë të ndajë detajet e marrëveshjes
3 Gusht, 16:14