Gjatë ditës së sotme është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi midis dy Dhomave të Noterëve, shqiptare dhe gjermane.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ishte e pranishme në ceremoninë e nënshkrimit ku e vlerëso marrëveshjen duke thënë se “reformimi i Noterisë, si një shërbim i lirë profesional, objektiv kryesor i imi dhe i qeverisë.”
Më tej shpjegoi se janë në fazën e parë të dhënies së mendimeve për projektligjin e noterisë të konsultuar me ekspertët e Euralius dhe dhomës Federale gjermane të noterisë.
“Vizioni i Ministrisë së Drejtësisë, të përmirësojë cilësinë e ofrimit të shërbimit të noterëve drejt qytetarëve.
Të përmirësojmë shërbimin që ju ofrohet qytetareve duke rritur profesionalizmin e noterëve dhe forcimin e ligjshmërisë së veprimeve me qëllim forcimin e shtetit ligjor. Forcim i mekanizmave inspektues dhe procedurave për masat disiplinore ndaj noterëve,” tha Gjonaj.
Marrëveshja do ndikoj jo vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimit të qytetarëve por edhe rritjen e nivelit të profesionalizmit, forcimin e shtetit ligjor dhe vendosjen e masave ligjore për noterët.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com