AUSTRALI- Japonia dhe Australia kanë arritur një marrëveshje tregtare, e cila do të sjellë një ulje të tarifave të importit dhe produkteve kryesore. Marrëveshja e arritur pas 7 vite negocimesh pritet të finalizohet më vonë gjatë vitit kur kryeministri japonez Shinzo Abe të vizitojë Australinë.
Ndërkohë kryeministri australian Tony Abbott i cili ndodhet për vizitë në Japoni, e quajti marrëveshjen si historike.
Ky pakt ndërmjet dy vendeve është pjesë e një plani ambicioz të kryesuar nga SHBA dhe me pjesëmarrjen e 12 vendeve, mbi tregtinë e lirë. Gjatë vitit të fundit plani hasi disa vështirësi mbi tarifat e të mirave të importuara, veçanërisht mes SHBA dhe Japonisë, pasi kjo e fundit po mundohet të mbrojë produkte të ndryshme si orizi apo mishi nga konkurrenca e jashtme.
Presidenti amerikan Barack Obama ka në plan një tur në këtë rajon gjatë javëve në vazhdim ku do të vizitojë dhe Japoninë për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com