‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

 

Gazetari Eljan Tanini ka komentuar në Report Tv kandidaturën e Serbisë dhe Shqipërisë për të bashkëorganizuar Kampionatin Europian të moshave U-21 në vitin 2027. Në emisonin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Tanini thotë se Shqipëria nuk duhet ta organizojë me Serbinë euro U-21 pa u zgjidhur krimet e luftës.

Ai thotë se s’duhet s’duhet të ketë asnjë marrëdhënie të rëndësishme me Serbinë pa u zgjidhur çështja e Kosovës, pa u kërkuar falje për krimet e luftës dhe pa u përulur njeriu më i rëndësishëm serb në varrin e Adem Jasharit e dëshmorëve të tjerë.

"Unë marr fjalën për ta mbrojt Kosovën, ku kam gjysmën time më të mirë, familjen time. Imagjino ca do ndodhte po të ishte kombëtarja e të rriturve, por edhe në U21, Shqipëria të bëhet bashkë me Serbinë për të sjellë ca para më shumë për ti shërbyer futbollit në Kukës, Përrenjas, Librazhd. S’kam asgjë me këto qytete, por kemi halle m të mëdha se të çosh para në disa vende ku tashmë popullsia ka filluar të tkurret.

Në një kohë kur ne themi Kosova është Shqipëri dhe e kemi stërzgjatur këtë parullë të bukur simpatike, ku koka jonë ka ngelur jashtë trojeve, kufijve, jashtë këtij burgu kufizues, nga ana tjetër flirtojmë me Serbinë. Serbia ka investime më të mëdha se Shqipëria, ne jemi ku thërret qameti sa i përket cilësisë së jetës ose raporteve tona me njëri-tjetrin në jetë. Nga ana sociale Serbia është më mirë se ne. Serbit i duhet bërë bllok në çdo raport të rëndësishëm jetësor pa u zgjidhur krimet e luftës, plagët e luftës që janë ende të hapura, që jetojnë me shqiptarin e Kosovës, pa dhënë një falje të madhe ndërkombëtare, pa parë njeriun më të rëndësishëm të Serbisë të përulet në gjunjë përballë varrit të Jasharit, ose dëshmorëve të Kosovës, nuk mund të ketë liberalizim të jetës shqiptarë të Kosovës dhe Serbisë.

Jetojmë në Ballkan dhe kemi halle të tjera që zgjidhen ndryshe, i zgjidh arti, kultura, sporti, pa kaluar ndeshja e famshme me dronin, që serbët kishin përgatitur fuqi baruti që do binin me fushën e futbollit, ne sillemi shumë mirë me serbët, ata nuk sillen aq mirë me ne. Nuk ka futboll të pastër pa pasur politika të mirë me Serbinë", tha Tanini.


Lajmi kryesor:

Shqipëria e Serbia kandidate për organizimin e EURO U-21, Prodani në Report Tv: Interes dhe servilizëm i Armand Dukës, veprim i gabuar


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën