/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi të martën se Shqipëria nuk do të negociojë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mirë.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, Kryeministri Rama i cilësoi si të mira marrëdhëniet me Greqinë dhe se qeveria shqiptare do të kërkojë të gjejë gjuhën e përbashkët me fqinjin jugor sa i takon çështjeve në interes kombëtar.
Rama tha se kemi një marrëdhënie të gjatë të fqinjësisë së mirë, partneritet të nënvizuar strategjik dhe nuk kemi absolutisht asnjë lloj problemi me qeverinë e Athinës. "Unë e kam ururar kryeministrin grek Cipras, e kam ftuar për vizitë në Tiranë, dhe do të isha i lumtur të vizitoja Athinën. Nga ana tjetër nuk shoh asnjë arsye që as Athina as qarqe mendimtarësh apo politikanësh, të çuditen pse shteti shqiptar kërkon nga autoriteti grek bazuar në praktikat rutinore diplomatike e në të drejtën ndërkombëtare informacion për kërkimet në det", tha kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se nuk është sekret dhe nuk ka filluar me qeverinë e re të Athinës përpjekja jonë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur një çështje që për ne është në interesin kombëtar, si çështja e kufirit detar.
Bashkëpunimi ynë, vijoi kryeministri Rama, ka qënë i mirë edhe me qeverinë e kryeministrit Samaras. "Kemi zgjidhur problemin e vjetër e të vështirë të toponimeve. Ne nuk kemi ndërmend t'a negociojmë interesin kombëtar për të krijuar idenë e një fqinjësie të mirë. Ne jemi pro një politike të jashtme me zero probleme me fqinjët, por jo të mbyllim sytë kur shfaqet një problem që nuk e kemi krijuar ne", deklaroi Kryeministri.
Duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me qëndrimin e Athinës sa i takon zgjedhjes së Kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Rama tha se "ashtu siç ne nuk e imagjinojmë t'i tregojmë Athinës se kë të zgjedhë në krye apo nënkrye të parlamentit, nuk e imagjinojmë që Athina apo çdo kush tjetër të na tregojë se si të veprojë Parlamenti i zgjedhur nga populli sovran. Kjo është një çështje e qartë për ne, e për të gjithë të tjerët, problem artificial", deklaroi Rama.
/Shqiptarja.com