Ministri i Jashtëm i Brazilit akuzoi homologun e tij izraelit se "gënjente" ndërsa një grindje diplomatike u përshkallëzua lidhur me krahasimin e presidentit Lula se fushata ushtarake e Izraelit në Gaza ishte e ngjashme me Holokaustin.

Mauro Vieira, vendi i të cilit po pret një takim të ministrave të jashtëm të G20 këtë javë, tha se deklaratat e Izraelit ishin "të papranueshme në natyrën e tyre dhe të rreme në përmbajtjen e tyre" si dhe "të ashpra". 

Lula kishte deklaruar se konflikti në Rripin e Gazës “nuk është luftë, është gjenocid”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi ashpër, duke thënë se Lula kishte “kaluar vijën e kuqe” dhe ishte shpallur “persona non grata në shtetin e Izraelit derisa të tërhiqte deklaratat e tij dhe të kërkonte falje”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Media siriane: Raketat izraelite në Damask! Kina dënon veton e SHBA-së në OKB për armëpushimin në Gaza