Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron Trump: Ke bërë një gabim

Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron Trump: Ke bërë një gabim

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i është drejtuar në mënyre direkte presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, duke i thënë “ke bërë një gabim” me vendimin për të dalë nga marrëveshja ndërshtetërore për armët bërthamore.

Khamenei ka thënë: “E kam thënë që nga dita e parë, mos i beso Amerikës”.

Ai ka sugjeruar shtetin e tij që të marrë garanci nga fuqitë evropiane para se të vazhdojë me çështjet rreth marrëveshjes.

Marrëveshja e vitit 2015 frenoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve të OKB, SHBA dhe BE.

Ajo ishte nënshkruar nga ish presidentit i SHBA-së, Barack Obama, mes Iranit dhe pesë shteteve të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara: SHBA-të, Britanisë, Francës, Kinës dhe Gjermanisë.

Por Trump duke kundërshtuar marrëveshjen tha se ajo në thelb ishte e mangët dhe se SHBA tërhiqet duke vënë sanksione ekonomike për Iranin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur