Marrëveshja e 17 Majit, Rama: Basha si fëmijë i kopshtit pa drekë, u mësua keq

Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje marrëveshjen e 17 majit, me kryedemokratin Basha, sipas së cilit një gjë e tillë nuk do të ndodh më. Ai tha se PS pranoi të sakrifikonte, për të mirën e Shqipërisë, por një gjë e tillë sipas tij, është keqpërdorur nga Basha.

"U mësua keq Basha. Ishte momenti për të mirën e vendit, për prespektivën europiane, ne të sakrifikonin diçka, që të mos e paguante Shqipëria. Pasi i mori të gjitha ato që kërkoi dhe pasi tha fjalën se nuk do të kontestonte zgjedhjet, u mësua keq . Pse është kopsht pa drekë tani? Kush bërtet më shumë merr lodrat? Imagjinoi ku janë katandisë ato. Pashë profesor Spahon, festonte fitoren e Ajaxin sikur kishin mundur PS, sepse unë jam me Juventusin...dhe ku qëlloi që fitoi Ajaxi atë ditë që u bë ajo e Hollandës. Ajaxi fitoi me lojë të bukur, nuk fitoi duke djegur gomat, nuk tha ne nuk hymë në fushë, po nuk hoqët Ronaldon në shtëpi", u shpreh Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama në Elbasan: Pijanecët bllokojnë rrugën, kush i tha Lulit që kështu merret pushteti?


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn