Marrëveshja e Dhomave Ekonomike Kosovë-Serbi, vulë për fuqizim të marrëdhënieve mes dy vendeve

Bashkëpunimi ekonomik është vulë për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu u tha në takimin e përfaqësuesve të Dhomave Ekonomike të Kosovës dhe Odës Serbisë që u mbajt në Prishtinë, ku ishin të pranishëm mbi 40 biznese nga të dy vendet.
Krerët e të dy dhomave shprehën përkushtimin e tyre për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit, duke nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe bizneset në të dyja vendet kanë synim që të japin kontributin e tyre. Në këtë kuadër ishte edhe takimi ndërmjet Dhomave Ekonomike të të dy vendeve.
Kryetari i Dhomës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se bashkëpunimi i bizneseve mes dy vendeve e lehtëson dialogun Kosovë-Serbi dhe e bënë këtë dialog edhe më të kompletuar.
Ndërsa, kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez theksoi se çdo kontakt dhe marrëveshje mes bizneseve, është një plus për ekonomitë e të dy vendeve dhe për rajonin në përgjithësi.
Para biznesmenëve të pranishëm nga Kosova e Serbia foli edhe përfaqësuesi i Ambasadës Holandeze, i cili vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve. Me këtë rast u nënshkrua edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Dhomës Ekonomike të Kosovës dhe Dhomës Ekonomike të Serbisë./KosovaPress//atsh/

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I gjithë rrjeti zien me ngacmimet e tyre, Luizi pyet Jorin: T’i themi të gjithë shtëpisë se si njihemi? Modelja: Jo, të shikoj si vëlla tani