Intervistë/ Marrëveshja e fshehtë e parkut të Drilonit? Kumbaro nga Korça: Është projekt transparent i fondacionit shqiptaro-amerikan

Në një vizitë në qytetin e Korçës, ministrja e Turizmit në një prononcim për mediat u pyet sa i takon marrëveshjes së parkut të Drilonit. 

Pyetje: Punimet në parkun e Drilonit një projekt ku marrëveshja është ende e fshehtë, si do të menaxhohet kjo pasuri pas përfundimit të punimeve?

Ministrja: Nuk bie dakord që është marrëveshje e fshehtë, ajo ka kaluar me një VKM, është publike, është një projekt i nisur në mënyrë më transparente të mundshme midis bashkisë Pogradec, qeverisë dhe fondacionit shqiptaro-amerikan për zhvillim që bashkëfinancim për krijimin e një parku tjetër në një zonë të mbrojtur.

Pyetje: Gjithë investimi është publik që nga tabelat deri te info që ju mund të kërkoni.

Ministrja: Po ndërhyhet për rikualifikimin e këtij parku, do pajiset me një qendër vizitorësh dhe e gjitha kjo është në bashkëpunim të ngushtë edhe me bizneset në Drilon. Do ju them një element që është krijimi i një itinerari uji për varkat rreth 3 km që do dalin në pah falë këtij financimi.

Mbetet një pronë publike që do menaxhohet nga zonat e mbrojtura, bashkia e Pogradec etj.

90% e turisteve në Korçë janë vendas dhe vetëm 10% e tyre janë të huaj, do të procedohet për te shtuar numrin turistëve të huaj.

Qarku Korçë është një nga destinacionet kryesore të turizmit vendas tregon se sa shumë gjëra propozon për të zhvilluar turizmin. Ka ardhur një moment që këto pasuri të qarkut të riorganizohen dhe koordinohen. Korça si qark e ka potencialin të tërheqë jo vetëm turistë vendas, por edhe të huaj.

Pyetje: Liqeni i Pogradecit rrezikon statusin e UNESCO-s për shkak të ndotjes së lartë?

Ministrja: Nuk më rezulton të ketë një kërcënim të tillë, bashkia e Pogradecit dhe ministria  janë në bashkëpunim për të zgjidhur plagët që ka lënë tranzicioni.

Pogradeci është një bashki me potencial të madh minerar dhe në dekada ka qenë një zonë e shfrytëzuar për qëllime minerare me miniera që vazhdojnë të lënë plagën e tyre.

Ka filluar një proces pastrimi i disa prej hotspoteve minerare është një proces në vazhdim.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eriku: 27/01/2023 15:13

    Sa per informacion para disa ditesh isha ne Drilon edhe me jeqardhje ju them qe eshte shkaterru komplet. Jan ber vetem lokale.pri peme e mbill lokale. Ka qen perle edhe eshte ber nuk shikohet ke me sy. As peshk skane len me as gje prej gjeje. Hajduter

    Përgjigju
  • Iris: 26/01/2023 03:14

    Ky Fondacioni shqiptaro-amerikan per zhvillim po duket cdo dite e me teper si monopol! S.d.q c'keni bere per pastrimin e liqeneve te Ohrit e Prespes nga kallamishtet se po kthehen ne keneta?

    Përgjigju
  • Emigranti: 25/01/2023 20:13

    Pse moj zonj amerikanet nuk jan te korruptuar qe nje e dy thoni jane amerikane po banditet me te medhenj ne amerik strehoen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë