Marrëveshja e grantit për përmbytjet, ekspertët turq mbërrijnë në Tiranë, do të vizitojnë zonat e prekura nga reshjet

Marrëveshja e grantit për përmbytjet, ekspertët turq mbërrijnë në Tiranë, do të vizitojnë zonat e prekura nga reshjet

Ministrja Milva Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi priti sot në një takim një delegacion turk i kryesuar nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Pylltarisë në Turqi,  Mustafa Ozkaya dhe ekspertë të fushës. Delegacioni turk shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Kjo vizitë e ekspertëve turq vjen pas firmosjes këtë të mërkurë, të marrëveshjes së grantit mes Turqisë e Shqipërisë për dhurimin e disa pajisjeve në ndihmë të situatës së përmbytjeve dhe vërshimit të ujërave në sipërfaqet e tokave, mes ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe ministrit turk të Bujqësisë,  Bekir Pakdemirli.

Ministrja Ekonomi falenderoi palën turke për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e qeverisë turke për të ndihmuar në ofrimin e ekspertizës në çështjet që kanë të bëjnë me bonifikimin e tokës dhe pyjet, me fokus të veçantë zonat e përmbytura.

Nga ana e tij, ambasadori turk falenderoi ministren e MBZHR, Milva Ekonomi duke e konsideruar takimin e së mërkurës midis kryeministrin Edi Rama dhe ministrit turk Pakdemirli si një nxitje e inkurajim për të arritur rezultate konkrete në këtë bashkëpunim të ri.

Ngritja e grupeve të përbashkëta të punës mes ekspertëve turq e shqiptarë dhe njohja me zonat e prekura është hapi i parë i zbatimit të marrëveshjes, ndërsa pritet të mbërrijnë dhe pajisjet e dhuruara nga pala turke për menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë