Marrëveshja e Ohrit për normalizimin mes dy vendeve, Vuçiç: Hyrja e Kosovës në OKB e papranueshme, normalizimi është kusht për anëtarësimin në BE

Marrëveshja e Ohrit për normalizimin mes dy vendeve, Vuçiç: Hyrja e Kosovës në OKB e papranueshme, normalizimi është kusht për anëtarësimin në BE

Aleksander Vuçiç

Marrëveshja e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit mund të bëhet kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Është presidenti Aleksandër Vuçiç që e thotë diçka të tillë duke pretenduar se ujdia do të bëhet pjesë e negociatave të kapitullit të 35 me Bashkimin Europian.

Marrëveshja e Ohrit parashikon që Serbia të njohë simbolet shtetërore, të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe që palët të respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial te njëra-tjetrës. Por Vuçiç e bëri të qartë se as që bëhet fjalë që Serbia të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Jam takuar me francezët, gjermanët, italianët, të gjithë evropianët, dhe amerikanët, për këtë gjë. Të gjithë i dinë të gjitha. Pas çdo vizite e kam bërë të qartë se çfarë mund të pranojmë dhe çfarë jo", tha Vuçiç në intervistën e tij për revistën serbe NIN.

Siç është bërë e ditur, në takimin e 12 dhjetorit në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE pritet t’i kërkojnë zyrtarisht Komisionit Europian të përfshijë të gjitha detyrimet nga marrëveshja për normalizim të raporteve, në negociatat për anëtarësim mes Beogradit dhe Brukselit.

Konkluzionet duhet të miratohen nga Këshilli Europian në samitin e liderëve më 14 dhe 15 dhjetor. BE e ka theksuar rregullisht se shpejtësia e anëtarësimi të Serbisë në bllok varet nga përparimi në dialog.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite